Alban Skënderaj: Jam në borxh me dy dashuritë e mia!
Dritare.net
Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të dashur në Shqipëri. Jo vetëm si këngëtar, por edhe si personazh VIP dhe mesazhet që përcjellë në ato pak raste që flet. Megjithatë edhe marrëdhënia e tij me bashkëshorten Miriam Cani është për t’u adhuruar sepse në sytë tanë ai është çifti perfekt.
Siç ndodh në pak raste, Albani sot ka folur për marrëdhënien me dy fëmijët, Ameli dhe Duam. Albani thotë se është në borxh me fëmijët edhe pse të vegjlit i mirëkuptojnë qëllimet e tij të mira.
“Jam pak në 'borxh' këto kohë me këto dy dashurite! Jam me fat që i mirekuptojnë qëllimet e mia të mira dhe që janë gjithçka për mua. Gjithsesi, po e kuptoj gjithmonë edhe më shumë që askush dhe asgjë s’mund ta zëvendësoj prezencën e një babai”, shkruan këngëtari./K.C/dritare.net