Aurela Gace: Më vjen keq që këngëtarët e rinj, janë brezi që dinë vetëm twerk
E Enjte 23 Qershor 2022, 10:10
Dritare.net
Aurela Gace kujdeset kur flet për brezin e ri të këngëtarëve, por nuk e fsheh që i vjen keq, që tani mund të bëhesh këngëtar edhe pa pasur zë.
E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, artistja u shpreh se ky është një brez që bën vetëm kërcim twerk.
“Bëj pompa në koncert duke kënduar se janë një brez që vetëm bën twerk, mirë bëjnë se e dredhin por janë play back, nuk jam kundra, por edhe të këndojnë. Unë që nuk bëj dot twerk se më zuri vonë, unë e bëj për të treguar forcën e gruas, e një njeriu që po të dojë arrin gjithçka. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hidheni dy minuta…”, tha Gace./L.F-dritare.net