Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Aurela Gaçe sot 46 vjeç: Përjetë adoleshente!

Aurela Gaçe sot 46 vjeç: Përjetë adoleshente!

Aurela Gaçe, sot feston 46-vjetorin, por përjetë do të mbetet adoleshente. Kështu shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale. Ndryshe nga çdo herë, ku i vendoste vetes disa pikësynime, këtë vit është ndryshe. E vetmja dëshirë që ka është shëndeti për të jetuar e gëzuar pranë njerëzve të zemrës. Të njëjtën gjë i urojmë edhe ne Aurelës, që do të mbetet gjithmonë diva e muzikës shqiptare.

Aurela Gaçe sot 46 vjeç: Përjetë adoleshente!

"Sot ,46. Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime .Tani ,jo më!

E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua....

Aurela Gaçe sot 46 vjeç: Përjetë adoleshente!

Te jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën. Ky nuk eshte pikësynim. Kjo eshte dëshire . Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe. Prandaj i thone "çdo gjë vjen me moshë" ,tani vonë e kam kuptuar .

Aurela Gaçe sot 46 vjeç: Përjetë adoleshente!

Adoleshente përjetë", shkruan Aurela./L.F-dritare.net