
Takimi romantik i Borës dhe Donaldit në “Big Brother VIP” na ngriti peshë zemrat. Këtë të hënë, në nisje të “Për’puthen”, moderatorja tha se përjetoi emocione shumë të forta në takimin me ish-partnerin e saj.
“Në atë dalje në Big Brother, u përcollën shumë emocione të forta dashurie, ku këto ndjenja nuk janë të rëndësishme vetëm për partnerin, por edhe për shoqen e ngushtë. Jam pa fjalë tërësisht“.
E pyetur nga opinionisti Arjan Konomi nëse ky ishte një ribashkim mes çiftit, Bora u përgjigj:
“Nuk e di as vetë Arjan se çfarë ndodhi. Deri diku e prisja që do të ngacmohesha, por deri në atë nuk e prisja kurrë që do shkonte”./L.F-dritare.net

















