E kritikojnë për trupin si burrë, Aulona Musta i kthehet ndjekësve!
E Shtunë 23 Shtator 2023, 13:01
Dritare.net
Moderatorja Aulona Musta përherë ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë, pasi është person aktiv në rrjetet sociale dhe shpreh mendime mbi çështje të ndryshme.
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur Aulona është kritikuar nga ndjekësit për format e saj trupore, pasi ka filluar intensivisht palestrën. Edhe në super formë, ndjekësit e kritikojnë se format e saj janë si burrë, si pasojë e palestrës së tepruar.
Sakaq, moderatorja përmes një postimi në ‘Instagram’ thekson se format e saj trupore janë falë punës në palestër dhe vullnetit për të qenë ‘on top’ në çdo orë të ditës./M.K-dritare.net