
"E mira deri në madhështi”/ Surpriza që përloti Dea Mishel
Dritare.net
Dea Michel u surprizua mbrëmë nga një letër që babai i saj i dërgoi për t’i treguar se si e sheh ai nga jashtë.
Kjo surprizë erdhi në një moment kur Dea ishte shumë e pavendosur, në luftë me veten në lidhje me raporton e saj me Amosin dhe pasi tha që nuk e sheh atë përkrah vetes si i dashuri i saj në të ardhmen.
Letra nga i ati mbase do ta ndihmojë Dean të qartësojë mendimet e saj, ndonëse ajo ishte vetëm një mesazh për të bijën për t’i treguar se sa e fortë është.
“Ti ke ecur drejt gjatë gjithë jetës tënde dhe kë formuar një personalitet të ëmbël dhe karakter të fortë dhe kështu vazhdo. Ti je e mira gjer në dhembje, e thjeshta deri në madhështi. Faleminderit të je vajza ime!”, kjo ishte një pjesë nga letra që përloti Dean./K.C/dritare.net

















