Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Enca bën reagimin e parë në mediat sociale pas arrestimit!

Enca bën reagimin e parë në mediat sociale pas arrestimit!

Enca Haxhia ka qenë kryefjalë e mediave në vendin tonë pasi u arrestua javën e kaluar për kultivim kanabisi në shtëpinë e saj.

Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Balcony”, duke gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër. Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të u arrestua dhe i dashuri i saj.

Ndërkohë, para disa ditësh Gjykata e Tiranës e ka liruar nga paraburgimi, duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Tani ajo ka bërë reagimin e pare në mediat sociale. Pas ditësh heshtje, Enca është rikthyer në Instagram ku thjesht ka postuar në Story emojin e një zemre. Ajo nuk ka reaguar ende lidhur me ngjarjen teksa mbetet për tu pare nëse do e bëjë në të ardhmen.//dritare.net

Enca bën reagimin e parë në mediat sociale pas arrestimit!