Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Çfarë ndodhi me Dafina Zeqirin? Artistja shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri duket se po kalon një periudhë jo fort të mirë në lidhje me shëndetin e saj fizik.

Artistja ka ndarë në ‘Instagram’ një foto ku shihet duke u mjekuar me një inhalator për thithje ilaçi, ku krahas saj shkruan “Kthehemi në realitet. Bronkiti”.

Çfarë ndodhi me Dafina Zeqirin? Artistja shfaqet në gjendje jo

Çfarë është bronkiti?

Bronkiti është një pezmatim i mbështjellës të tubave bronkialë që tërheqin ajrin nga jashtë brenda në mushkëri ku pasurohet me oksigjen dhe nxjerr ajrin nga mushkëritë jashtë.

Personat që kanë bronkit zakonisht e manifestojnë atë me kollë dhe sekrecion të trashë dhe pa ngjyrë dhe me gulçim apo vështirësi në frymëmarrje. Bronkiti mund të jetë akut ose kronik. Bronkiti akut është shumë i zakonshëm dhe në shumicën e rasteve është rezultat i një ftohjeje ose infeksioni të frymëmarrjes.

Nga ana tjetër, bronkiti kronik është një gjendje shumë më e rëndë, sepse ka të bëj me irritimin e vazhdueshëm ose inflamacionin i mbështjellës (shtresës) së tubave bronkial, që në shumicën e rasteve shkaktohet nga pirja e duhanit./M.K-dritare.net