Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Çfarë ndodhi në festën e 30-vjetorit të Luanës!

Çfarë ndodhi në festën e 30-vjetorit të Luanës!

Luana Vjollca feston sot 30-vjetorin. Ditëlindja nisi një ditë më herët dhe me gjasë do të zgjasë përtej ditës së sotme. Gjatë mesnatës së mbrëmshme, Luana, e cila cilësohet si Diva, festoi mes miqsh dhe shokësh.

Çfarë ndodhi në festën e 30-vjetorit të Luanës!

Ajo mblodhi pranë vetes njerëzit e zemrës me të cilët gëzoi deri në mëngjes. Gjatë një fjalimi të shkurtër, të ndarë në rrjet, Luana thotë se ka gati tani projektin e jetës.

Çfarë ndodhi në festën e 30-vjetorit të Luanës!

“Kam punuar 7 muaj që sot të kem gati projektin tim të jetës që do të mbajë titullin, Thuaje”, u shpreh Luana. Ajo që mbetet ende enigmë, është nëse do ta shohim sërish Luanën në Top Channel. Pavarësisht zërave që kanë qarkulluar për të, ajo ende nuk ka zbuluar asgjë.

Çfarë ndodhi në festën e 30-vjetorit të Luanës!Çfarë ndodhi në festën e 30-vjetorit të Luanës!Çfarë ndodhi në festën e 30-vjetorit të Luanës!

Ndërsa vitet e saj më të rëndësishme të karrierës, i zhvilloi në këtë televizion, largimi i saj nga kjo familje, siç e cilëson ajo, duket i vështirë, pavarësisht thashethemeve që flasim për një fillim të ri në një tjetër media./L.F-dritare.net