Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Fifi zbulon paktin që bëri me Granit Canën para se të futeshin në BBVIP!

Fifi zbulon paktin që bëri me Granit Canën para se të

Këngëtarja e njohur Fifi ka rrëfyer prapaskenat në BBVIP 1, kur ka qenë pjesë e shtëpisë. Fifi ka rrëfyer paktin me ish-futbollistin Granit Cana, edhe ai pjesë e BBVIP, ku një marrëveshje mes tyre ka qenë që të luanin rolin se ishin çift.

“Para se të hyja në BBV kam bërë një marrëveshje me Granitin që të shtireshim sikur do të lidhemi brenda. Në ditën e dytë kur jam fut në shtëpi dhe më ka thënë që ty të shikoj si motër.

Njiheshim para se të hynim në BBV. Në fakt ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhim me neve, a do të kishim atë shikueshmëri, nuk e dinim atë impakt. Etikën e kemi pasur në vend të parë. Thosha me vete pse po më nxjerr ky sikur po vdes mbas këtij, ndërkohë që kishim marrëveshje për të bërë lojë”, tregoi Fifi në Cherry on Top./M.K-dritare.net