Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Fiori Dardha dedikim për të ëmën e sëmurë: Dikur ishte ajo forca ime, sot jam unë siguria e saj!

Fiori Dardha dedikim për të ëmën e sëmurë: Dikur

Gazetarja Fiori Dardha, ka bërë një dedikim për të ëmën që po kalon ditë aspak të lehta. Teksa qëndron në spital, ajo rrëfen për kujtimet, kur nëna e saj dikur kujdesej për të ndërsa Fiori ishte sëmurë.

"Në adoleshencën time u sëmura një herë shumë rëndë dhe m'u desh të qëndroja rreth 1 muaj në spital.

Mami im qëndroi pranë meje ditë e natë. Nuk do e harroj kurrë se si kërrusej në një karrige për të dremitur pak çaste gjatë natës dhe ashtu e mpirë, brofte menjëherë në këmbë sapo dëgjonte hapat e infermieres që vinte për të më ndërruar serumin. Ime më nuk e shprehu asnjëherë lodhjen, nuk u ankua kurrë, harroi veten për të më qëndruar mua pranë.

Fiori Dardha dedikim për të ëmën e sëmurë: Dikur

Ndërsa sot, është mamaja e sëmurë, dhe Fiori ndodhet krah saj. Sot jam unë shprehet moderatorja, forca dhe siguria e saj.

Fiori Dardha dedikim për të ëmën e sëmurë: Dikur

"Sot, është mami e shtruar në një dhomë spitali dhe unë shoh të njëjtin shkëlqim (si i imi dikur), në sytë e saj kur më sheh tek dera.

Sot, jam unë forca dhe siguria e saj!

AJO është përherë shembull i sakrificës së një prindi për fëmijët e saj!

Fiori Dardha dedikim për të ëmën e sëmurë: Dikur

Përgjithmonë me ty, mam'!

P.S: "Mos më bëj foto, se më kanë rënë flokët dhe nuk është ndonjë pamje e bukur për t'u memorizuar" - më tha tek tentoja t'i rrëmbeja një buzëqeshje.Mami im nuk e kupton që në sytë e mi është më e bukura në bote!", përfundon statusin Fiori.

Fiori Dardha dedikim për të ëmën e sëmurë: Dikur

Pak kohë më parë, mamaja e moderatores, u prek nga kanceri i gjirit, por fatmirësisht ajo ia doli ta fitojë këtë betejë./L.F-dritare.net