Kjo fundjavë i gjeti pothuajse të gjithë vipat në plazh. Disa zgjodhën bregdetin e Shqipërisë për të pushuar, të tjerë u arratisën jashtë shtetit. Shumë vipa preferuan të bëjnë plazh në jug të vendit.
Gazetarja Rudina Xhunga ishte në Vlorë dhe shijoi pamjen përrallore të Sazanit dhe Karaburunit, si dhe një shëtitje përgjatë Lumit të Vlorës.
Gazetarja Iva Tiço ishte po ashtu në Vlorë.
Ndërsa Rozana Radi zgjodhi Dhërmiun, jo për të bërë plazh po për të shkrepur një set të mrekullueshëm fotografik.
Edhe moderatorja e dashur për publikun Alketa Vejsiu nuk nguroi të ndajë me ndjekësit një foto nga pushimet e saj.
Fatma Methasani dhe partneri i saj Alfio Rrotani këtë fundjeve e kaluan në Ksamil.
Aulona Musta ishte në plazh dhe postoi në Instagram një video ndërsa ushtrohej në rërë. Plazhi dhe aktiviteti fizik janë sugjerimet e përhershme të gazetares, çdo verë.
Ndërsa Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska po shijojnë pushimet luksoze në Bodrum të Turqisë.
Gazetari Eraldo Rexha ishte në Mykonos, ndërsa këngëtarja Afërdita Dreshaj zgjodhi Venecian këtë të diel.
Nuk mund të lëmë pa përmendur kartolinën romantike që na dhuruan Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj këtë fundjavë nga Toskana. Prej ditësh çifti po shijon bukurinë e rrallë të Toskanës.
Më poshtë ju sjellim fundjavën e vipave përmes fotove që ata postojnë në Instagram./K.C/dritare.net