Habit Monika Lubonja: Bora e Donaldi, telenovelë e mërzitshme turke!
Dritare.net
Aktorja e njohur Monika Lubonja e krahasoi historinë mes moderatores Bora Zemani dhe Donald Veshajt një “telenovelë turke të mërzitshme” duke shtuar se po përdoret për marketing.
Por aktorja ka sqaruar se deklarata e saj është keqkuptuar. Ajo tha se serialin turk e ka përdorur si metaforë që ajo si artiste ka dëshirë t’i bëjë gjërat e bukura.
“Unë Donaldin e kam xhan e kam njohur shumë kohë më parë. Dhe më ka ndodhur disa herë që iu jam kthyer fansave me profile fallco. Vinin fansat e Ilirit, ikën ata vijnë fansat e Donaldit, vijnë fansat e Triksës e më thoshin pse vajte tek emisioni. Bigu ka mbaruar. Monika ka të drejtë të shkojë ku të dojë, unë jam një njeri shumë i lirë. Sa i përket thënies time “serial turk” mendoj që ne fokusohemi pas serialeve turke. Filmi është si metaforë që unë si artiste kam dëshirë t’i bëj të bukura. Të thuash që ne shikojmë një telenovelë të bukur, nuk kishte asnjë gjë. Edhe sot po ti bie telefonit të Donaldit do më thotë që e kemi lënë për një kafe”, tha Monika./M.K/dritare.net