Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Hallva për Ilnisën/ Romeo: U trondita. Si mund ta gatuajë Erjola, për shpirtin e dikujt!

Hallva për Ilnisën/ Romeo: U trondita. Si mund ta gatuajë Erjola,

Banorët e BBVIP janë përfshirë në një debat pasi Erjola, i përgatiti hallvën çiftit Ilnisa-Meriton, gjest i cili nuk është pritur mirë nga publiku.

Romeo e ka konsideruar një lojë të shëmtuar, pasi sipas tij hallva përdoret në një situatë të keqe.

Pjesë nga biseda:

Ledion Liço: Siç e pe edhe në klip, ka pasur banorë të tjerë aty brenda që ose nuk kanë reaguar fort, ose mund të luajnë edhe me dy standarde, kur i intereson përfshihen kur nuk i intereson jo.

Ilnisa: Një lojë shumë e shëmtuar. Pllakosi një heshtje dhe lëmsh në stomak. Unë kam qenë e fyer dhe e lënduar. U trondita, nuk mundet një njeri të bëjë hallvën për shpirtin e dikujt.

Ledion Liço: Nga kush u zhgënjeve më shumë? Nga ato që pe në klip, kush të ka zhgënjyer dhe se si do të reagosh

Ilnisa: Juli më ka habitur. Ishte e njëjtë me lojën e pisët të Ledionës. Nuk më tha asgjë, për hir të një raporti, vlerësimi që kam pasur me të dhe nuk ia kam kursyer atij. Qoftë për marrëdhënie njerëzore.

Ledion Liço: Romeo ti i ke quajtur shpesh vajzat brenda shtëpisë, si banorë që ndikohen nga Juli. Mendon se ka pasur një ndikim ose diçka tjetër nga Juli?

Romeo: Ngjarja ishte shumë e rëndë. Hallvë, nuk mund të finalizohet me një gjest të keq, që të hamë hallvën tënde. Kur vë të tjerët të hanë hallvën e dikujt, e bën lojën duke përfshirë edhe të tjerët. Kjo është për të vënë duart në kokë. Këtu për hir të lojës arrihet në këto nivele. Për hir të lojës prekin familjarë. Juli, plani ishte i Ledionës dhe i Julit.

Erjola: Jo plani ishte i imi.

Ilnisa: E mbështetët. E mbështete Lediona.

Juli: Juli nuk është kërrkund ty.

Romeo: Erjola më tha që Juli është bashkuar tek ku plan. Unë mendoj që Erjola është përdorur nga Juli.

Juli: Është krejt e qartë që unë nuk kam lidhje me planin.

Ledion Liço: Po është e vërtetë që ti nuk ishe për planin, por nuk bëre asnjë reagim./ dritare.net