Çift në skenë dhe në jetë, merr fund martesa mes Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës!
E Enjte 12 Shtator 2024, 11:11
Dritare.net
Çifti i njohur i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso janë vënë në qendër të mediave rozë, pasi po përflitet se martesa e tyre ka marrë fund. Historia e tyre e dashurisë nisi në bankat e shkollës, e cila më pas u kurorëzua me martesë, dhe fryt i marrëdhënies është djali i tyre Roan, 16-vjeç.
Sipas Anabel, çifti nuk jetojnë më bashkë dhe nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Gjatë karrierës së tyre ndër vite, dyshja na ka dhuruar dhjetëra performanca të shumta, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe në skena të ndryshme./M.K-dritare.net