 
		                       Ish-bashkëshorti i Drenushës largohet nga BBVK, pas polemikave
		                        	E Mërkurë   6 Nëntor 2024, 18:06
		                            
		   	    			Dritare.net
Atilla Kardeshi, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, që hyri së fundmi në Big Brother VIP Kosova, ka vendosur të largohet nga reality-show. Ende nuk dihen arsyet kryesore të largimit të tij.
Kujtojmë se për hyrjen e tij në shtëpi, ka pasur shumë reagime në publik, madje këtë të martë kishte reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, për shkak se ai kishte qenë i akuzuar për dhunë në familje nga ish-gruaja e tij, Drenusha Latifi./K.C/dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       