Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ledjona tregon pse vuri në kurth banorët, Egla: Më vjen keq që këto gra rrisin femijët tanë!

Ledjona tregon pse vuri në kurth banorët, Egla: Më vjen keq

Debate të ashpra ka pasur sot gjatë Prime në BBVIP, pasi Ledjona shpjegoi pse dëshironte të fuste banorët ‘në kurth’ duke u shtirur sikur do të largohej nga shtëpia si pasojë e mallit për vajzën. Pas klipit Ledjona ka dhënë një shpjegim.

“Jam ngarkuar shumë. Përveç situatave që kanë ndodhur, është edhe Egla që ofendon në mënyrë të tmerrshme. Unë kam qenë pjesë e planit të parë, pjesë e lojës. Nuk mendoja që situata e hallvës do merrej në atë mënyrë. Erjola e kishte që dy persona në shtëpi janë të padukshëm. Kur më ka pyetur Erjola, i kam thënë nuk jam dakord dhe më tha se e di vetë… Meritoni lexoi lajmet gjatë lojës dhe më tha se kam dalë shumë keq… Dua të shpjegoj këtë pjesën e vajzës, unë nuk kam gënjyer që më merr malli për vajzën.”

Banorët nuk e kanë pritur aspak mirë planin e Ledjonës, me Eglën që u shpreh:

“Më vjen keq që këto gra rrisin femijët tanë dhe shoqërinë tonë.”/dritare.net