 
		                       Placido Domingo më 15 shtator do të jetë në Tiranë!
		                        	E Diel  12 Shtator 2021, 21:09
		                            
		   	    			Dritare.net

Tenori i famshëm Placido Domingo do të performojë më 15 shtator në Teatrin e Operas dhe Baletit. Lajmi është bërë i ditur disa ditë më parë nga ministrja e Kulturës Elva Margariti. Së bashku me Domingon do të jetë edhe sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho.
Ditën e sotme vetë tenori i famshëm përmes një videoje në Instagram ka bërë të ditur se do të jetë i pranishëm në inagurimin e TKOB, së bashku me Ermonela Jahon.
"Është kënaqësi për mua të jem me ju në këtë mbrëmje speciale", ka thënë midis të tjerave artisti./M.M-dritare.net
View this post on Instagram
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       