
Momentet gazmore/ Si reagoi Kajani kur Dua Lipa shkoi ta takojë!
E Diel 25 Korrik 2021, 19:07
Dritare.net
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa prej tre ditësh ndodhet në Shqipëri. Sot Dua takoi djalin e kryebashkiakut të Tiranës, Kajanin. Por reagimi i parë i Kajanit kur pa Duan ishte qesharak. Ai u fsheh poshtë një tavoline dhe nuk donte të dilte.
Por për pak çaste, pas disa minutash joshjeje nga Dua, Kajani i vogël doli nga tavolina dhe shkoi në krahët e Duas.
Mami Ajola Xoxa ndau disa çaste të Kajanit me Duan në Instagram, ndërsa shkruan:
“Përqafoje Duan mo Kai se do bëhesh pishman kur të rritesh!”/K.C/dritare.net

















