Ndjekësit e shajnë në rrjet, Beniada Nishani reagon ashpër!
Dritare.net
Modelja e njohur Beniada Nishani ka reaguar ashpër sot në lidhje me komentet negative që i vijnë në profilin e saj në rrjetet sociale.
Përmes një Instastory, Beniada shprehet se nuk ndihet mirë kur sheh prindër që shkruajnë fjalë ofenduese për një vajzë që nuk e njohin.
Sakaq shton se ajo personalisht nuk mërzitet me komentet që i shkruajnë, por ndihet keq për faktin se këto komente shprehin nivelin se ku ka arritur kultura familjare.
“Kur lexoj disa mesazhe ofenduese, ku njerëzit mundohen të të thyejnë dhe përdorin fjalë të shpifura si ky komenti këtu. Si mundet një burrë i martuar me dy fëmijë të flasi dhe të shkruajë kështu për një vajzë. Na vjen shumë çudi nga baballarët ose mamat që ofendojnë dhe shajnë njerëz të tjerë në Instagram. Si guxoni ju që keni fëmijë, që jeni baballarë dhe nesër-pasnesër këto fjalë që më shkruani mua sot, mund t’i shkruajë një burrë vajzës tënde.
Shpresoj shumë që mos t’i kthehet mbrapsht, këto fjalët që ti përdor për mua mos t’i përdorë askush për vajzën dhe gruan tënde. Unë personalisht kur lexoj këto komente nuk prekem fare, nuk mërzitem, vetëm kuptoj çfarë niveli kemi arritur dhe kulturën familjare të një personi. Një burrë që arrin të shajë një vajzë që nuk e njeh, ai tregon se çfarë niveli flet me familjen e vetë”, shprehet ajo./M.K-dritare.net