
Një surprizë për Luizin sonte? Kiara: “Është një gjë shumë e bukur”
E Shtunë 18 Mars 2023, 15:03
Dritare.net

Në përgjithësi gjatë gjithë rrugëtimit në Big Brother ka qenë Luizi ai që ka bërë më shumë surpriza për Kiarën dhe i ka shprehur më tepër ndjenjat me fjale e me vepra. Mesa duket edhe Kiara ka filluar të ndryshojë disi. Në orët e vona të natës së djeshme, ndërkohë që qëndronte përqafuar me Luizin ajo i ka thënë:
“Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu, është një gjë e bukur, por nuk e them dot. Nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, u shpreh Kiara.
Çfarë do të ketë përgatitur vallë Kiara? Le të presim spektaklin e sotëm për ta zbuluar/ A.S-Dritare.net

















