
Olta Boka nënë për herë të dytë. Një djalë i shtohet familjes!
E Shtunë 20 Prill 2024, 18:06
Dritare.net
Olta Boka solli sot në jetë fëmijën e saj e dytë. Është djalë dhe prindërit e kanë pagëzuar me emrin Brel. Këngëtarja e ka mbajtur jashtë vëmendjes mediatike shtatzëninë e saj të dytë, ndërsa sot e ndau me të gjithë ardhjen në jetë të djalit të saj.
“Ishte natë vere, kur nga qielli ra një yll dhe motra jote bërtiti me të madhe: “Zoti më tha që mami ka një vëlla te barku” dhe sot familjes tonë të vogël iu shtua një bekim që na i jep kuptime të tjera dimensioneve! Faleminderit që zgjodhe të jem mami yt o shpirt i shpirtit tim! Zemra ime sot rreh dyfish,” shkruan kështu këngëtarja në përshkrimin, me të cilin ka zgjedhur të ndajë një video dhe momente nga ardhja në jetë e djalit, Brel./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















