
Pushime në Shqipëri apo jashtë vendit? Ja çfarë thotë Balina Bodinaku!
Dritare.net
Udhëtimet janë ushqim i shpirit. Ato gdhenden në kujtime dhe krijojnë një hapësirë të veçantë te ne. E ftuar në “Mëngjesi në Dritare”, gazetarja e njohur, Balina Bodinaku rrëfeu përvojën e saj në bregun Amalfi dhe të gjitha destinacionet që ka vizituar. Udhëtimet për të kanë një vend special dhe sa herë që mundet, gjen një mënyrë që të “arratiset” në një destinacion të ri.
“Udhëtimet janë të rëndësishme për mua,jo vetëm me synimin e eksplorimit por më tepër lëvizja".
"Unë e vizitova bregun amalfitan ku është edhe Positano. E kisha vizituar edhe herë të tjera por bregu i Amalfit është i tillë që janë shumë qyteza ose fshatra të vogla turistike pergjatë një bregu të ngushtë, që ne fakt gjatë sezonit veror është e vështirë të bësh lëvizje me makinë sepse është shumë i ngushtë ai breg por jashtëzakonisht i bukur. Vendosa që këtë herë të qëndroja në Positano dhe nga aty lëvizja në pika të tjera afër. Kam bërë padyshim zgjedhjen e duhur për Positano dhe në të gjithë atë breg.
Ajo foli edhe për pushimet në Shqipëri, teksa theksoi se vendi ynë është shumë i pasur dhe se gjithçka është çështje kohe që gjithçka të përmirësohet, duke nisur nga shërbimi, menaxhimi dhe mendësia.
"Vendi ynë është shumë i pasur, distancat këtu janë më të shkurtra, mund të shkosh në mal, në det shumë shpejt. Çmimet këtu janë shumë të lira në raport me fqinjët tanë. Por natyrisht ka gjëra që nuk shkojnë , menaxhimi i plazheve, shërbimi, mendësia. Është çështje kohe, nuk është njësoj si 10 vjet më parë, nuk do të jetë kështu pas 10 vjetësh"./M.M-dritare.net

















