
Sa kushtoi veshja e Lori Hoxhës në 'Shiko Kush Luan'!
E Diel 27 Shtator 2020, 09:09
Dritare.net
Lori Hoxha, ishte pjesë e puntatës së parë të këtij sezoni të Shiko Kush Luan. Sigurisht, të gjithë ishin me sytë nga veshja e saj. E kuruar në detaje, e tëra në të bardhë, në një nga lojërat që u zhvilluan gjatë programit, Lori tregoi se çmimi ishte shumë herë më pak se ç'mund të mendonim.
Jo sepse ajo nuk vishet shtrenjtë, por sepse nuk e ka aspak problem të mbajë një veshje të lirë, mjaft që të duket bukur.
Rreth 100 dollarë, u shpreh Lori, ka kushtuar veshja e saj. Ajo është një prej blogereve më të ndjekura në instagram.
Ndërsa fustani i kuq prej lëkure i moderatores, Luana Vjollca, kushtoi 10 mijë euro./L.F-dritare.net

















