Sara me lot në sy rrëfen gjuhën e urrejtjes në rrjet: Të vdektë fëmija në bark, nëse je shtatzënë!
Dritare.net
Sara Gjordeni, ish-banorja e BBVIP ka rrëfyer së fundmi komentet e ashpra në rrjet, pasi zbuloi se është në pritje të ëmbël. Modelja rrëfeu se gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale ka qenë e ashpër deri në mallkime si: “Të vdektë fëmija në bark”.
“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzënë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzënë”, tha ajo.
Ndërsa po ashtu Sara i është përgjigjur ashpër gazetarit Flavjo Qarri, i cili sipas saj, në një dalje televizive ka folur keq për imazhin e modeles. “Kam parë bura që kanë dalë në ekran, çunak në sytë e mi se asnjë burrë nuk përgojon nderin, moralin dhe principet e një vajze që nuk e njohin hapur në ekran. Kujtoj njërin prej tyre që ka qenë pjesë e Fun Club, ka dal hapur me fjalor…më krahasoi me Bardhin, ai ka vlera, kjo nuk ka. Ai ka moral, kjo nuk ka. E dini kush është ky person, para tre viteve kur ka hapur një biznes e kam bërë promovimin pa kokërr leku dhe më tha që jam shumë e thjesht.
E kam promovuar biznesin e tij pas asnjë interes. Këtë person e kam parë në Fun Club duke diskutuar moralin tim, që unë isha pa moral. Flavjo Qarri, djalë që e kam ndihmuar në nismën e tij dhe kam pasur marrëdhënie korrekte”, tha Sara në Cherry on Top./M.K-dritare.net