Sot duhet të isha në skenë/ Elvana Gjata ka vetëm një mesazh: Vaksinohu!
E Diel 5 Shtator 2021, 22:10
Dritare.net
Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar pas anullimit të Alfbafest që organizohet në Zyrih. Përmes një postimi në Instastory,ajo iu bën thirrje ndjekësve të vaksinohen duke u shprehur se sot duhet të ishte në skenë duke performuar dhe krijuar kujtime të reja me mbështetësit e saj.
“Sot është dita që duhet të isha në këtë skenë, të shihja të gjithë ju që më dhuruat aq emocione në edicionin e parë të albfestival, e për të krijuar bashkë kujtime të reja…por fatkeqësisht kjo nuk ishte e mundur. Tani është momenti të kujdesemi për shëndetin tonë të përbashkët, për veten dhe të afërmit tanë, por jam e bindur se do të kthehemi më të forte se kurrë… #vaksinohu”, shkruan këngëtarja./M.M-dritare.net