
Talebanët i fshinë fotot nga vitrina/ Beatrix Ramosaj: Ishin fije shprese për vajzat e vogla afgane!
Dritare.net
Fotot e talebanëve teksa fshinin fytyrat e femrave nga sallonet e bukurive në Afganistan kanë bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit. Mes fotove që u fshinë ishte edhe ajo e këngëtares dhe modeles shqiptare Beatrix Ramosaj e cila ishte vendosur në vitrinën e një salloni me fustane nusërie.
Për këtë ka reaguar sot edhe Beatrix ndërsa poston fotot e saj që ishin vendosur në Afganistan.
Ajo thotë se ndihet shumë keq kur sheh jo vetëm portretin e saj, por edhe fytyrat e të gjitha vajzave dhe grave teksa fshihen nga talebanët, të cilët u kanë hequr atyre çdo grimcë lirie dhe mundësie për të shprehur veten.
“Shume njerez me kane pyetur sesi ndihem per fshirjen e fotografise sime nga vitrinat e Kabulit.
Jam pa fjale dhe ndihem jashtezakonisht shume keq, jo sepse eshte portreti im, aty mund te ishin me mijera vajza te tjera shume te bukura, por sepse mendoj per te gjitha ato gra dhe vajza qe tashme skane me asnje grimce lirie dhe mundesi per te shprehur veten.
Ndihem shume keq si artiste dhe si femer, pasi mendoj se roli jone eshte akoma me i madh se i te krijuarit art, por edhe per te ngritur zerin per ceshtje te ndryshme, per te frymezuar, per te dhuruar enderra dhe shpresa per me te vegjlit. Ndoshta per disa ato fotografi jane thjeshte fushata promocioanale per te shitur fustane, por ne nje shoqeri qe ishte ende duke u rimekembur, ishin nje fije shprese me shume per vajzat e vogla, qe duke pare ato fotografi ndoshta enderronin te ardhmen e tyre te bardhe, te drejte, te lumtur , me partnerin e zemres qe kane zgjedhur vete dhe kurrsesi duke pare ato fotografi nuk do mendonin se pas 20 vitesh talebanet do te ktheheshin e do te shuanin enderrat e tyre. E urrej faktin qe pas shume vitesh perpjeke per liri por dhe per te ngritur imazhin e gruas ne Afganistan tani cdo gje eshte rrenuar.
Por une vij nga nje familje e forte, me gra te forta, qe me kane mesuar qe pas cdo rrezimi, ka nje ngrite dhe qe e drejta eventualisht do te triumfoj. Gjithashtu duke qene me origjina nga Kosova, e di dhe e ndjej dhimbjen e madhe qe te gjithe refugjatet jane duke kaluar tani.
Dhe ne mes te kesaj krize te madhe humanitare, do i kerkoja te gjithe te rinjve/bashkemoshatareve ne Shqiperi, ne Europe, ne USA, te behen me te mirekuptueshem dhe ta kene parasysh qe “Asnje njeri nuk do zgjidhte te vdiste ne ajer, po mos ta dinte sesa e rrezikshme eshte toka ne te cilen shkel”, shkruan modelja në Instagram./K.C/dritare.net

















