 
		                       Yll në qiell/ Dhurata Dora merr dhuratën më të veçantë nga fansat!
		                        	E Diel  15 Gusht 2021, 15:03
		                            
		   	    			Dritare.net

Këngëtarja Dhurata Dora ka treguar se ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga ndjekësit e saj. Përmes videove në Instastory ajo ka zbuluar se emri i saj është regjistruar në regjistrin online të yjeve. Fansat kanë blerë një yll online me emrin e saj dhe artistja e ka pëlqyer pafund këtë dhuratë.
"Oh Zot, mbështetësit e mi janë më të mirët! Faleminderit! Ju dua të gjithëve shumë! E regjistruar zyrtarisht në regjistrin zyrtar online të yjeve si Dhurata Dora”, shkruan ajo./M.M-dritare.net
 

 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       