Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Zbulohet artisti i parë që vjen në Tiranë për Sunny Hill Festival!

Zbulohet artisti i parë që vjen në Tiranë për Sunny

Është zbuluar artisti i parë që do performojë në ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë.

Bëhet fjalë për reperin e njohur italian, Fedez. Ai do ngjitet në skenën e festivalit që do mbahet në vendin tonë 26-27-28 gusht.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e ‘Sunny Hill’ në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë i madh me reperin ikonik italian FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”.

Chiara Ferragni dhe Fedez kanë një raport shumë të mirë me Dua Lipën. Shpesh herë ata i kemi parë së bashku në evenimente të ndryshme apo tek shoqërohen në festa./M.K/dritare.net