Na ndiqni edhe në

Sport

Armando Broja refuzon pistën gjermane, zgjedh ekipin e ri për të luajtur

Armando Broja refuzon pistën gjermane, zgjedh ekipin e ri për të

Armando Broja është dëshirë e shumë klubeve në Evropë. Së fundmi ka qenë Stuttgart që kërkon të afrojë 22-vjeçarin e Kombëtares, teksa mediet pranë Chelsea tregojnë se vetë sulmuesi ua ka bërë të qartë drejtuesve se kërkon Evertonin.


Edhe 'The Athletic' tregon në edicionin e sotëm se Everton është duke menduar për Brojën, duke dashur të shtojë ofertën prej 32 milionë eurosh të refuzuar nga Chelsea disa javë më parë.

Media në fjalë shkon më tej duke thënë se Everton tanimë ka nisur kontaktet për firmën me Brojën, duke qenë se kërkojnë një sulmues që e njeh kampionatin dhe mosha e tij e re është një investim me vlerë./K.C/dritare.net