Na ndiqni edhe në

Sport

Boksieri i Kombëtares shqiptare shpallet nënkampion bote!

Boksieri i Kombëtares shqiptare shpallet nënkampion bote!

Boksieri i Kombëtares shqiptare, Adam Maca është shpallur nënkampion bote për peshën deri në 57 kilogramë, në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Yerevan të Armenisë për të rinjtë.

16-vjeçari me origjinë nga Mirdita, por i lindur në Angli është mposhtur nga rusi Platon Kozlov. Në finale, rusi ishte më i saktë me disa goditje, teksa pala shqiptare kundërshtoi disa nga vendimet e arbitrave.

Në ecurinë e ndeshjeve, Adam Maca kaloi me fat në turin e dytë, aty ku mposhti uzbekistanasin Ibromihov Pahlovonjon dhe më pas fitoi ndaj Tsimur Siankevich. Në gjysmëfinale boksieri kuqezi kaloi kolegun nga afganistani Amanollah Sahak me rezultatin e pastër 5-0, për t'u mundur në finale nga rusi Platon Kozlov./dritare.net

Boksieri i Kombëtares shqiptare shpallet nënkampion bote!