Na ndiqni edhe në

Sport

Botëror i nxehtë, si vetë temperaturat e vendit që e mirëpret!

Botëror i nxehtë, si vetë temperaturat e vendit që e

Ky është pa dyshim që në start, Botërori i surprizave, që nisi me zbarkimin në fushë të emrave të mëdhenj dhe me surprizën e parë, “kapitullimin” e Argjentinës së Mesit, në takimin e parë me Arabinë Saudite. Argjentina padyshim pretendente për kupën e fitores , duke qenë se Messi është ndoshta në “last dance” për Katar 2022. Tashmë kombëtaret përfaqësuese të kësaj kupe bote janë po aq të rrezikshme sa emrat e mëdhenj, të cilët llogaritë do të duhet t’i bëjnë mirë dhe çdo ndeshje duhet vlerësuar.

Ky është futbolli dhe magjia e tij deri ne fishkëllimën e fundit te arbitrit…gjithçka mund të ndodhë! Ashtu si edhe me Gjermaninë dje , surpriza e radhës për këtë botëror. Favorite ndër më kryesoret, surprizoi dje përballë Japonisë, duke humbur në shifrat 1-2 .

Mesa duket Gjermania e madhe harroi se futbolli luhet 90 min, ashtu siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë dhe Japonia me disiplinën e saj bëri detyrën duke na treguar se futbolli nuk e njeh të pamundurën. Edhe pse statistikat e ndeshjes treguan një dominance totale te ekipit të Flick, ligji i pashkruar në futboll thotë se po nuk shënove, do të pësosh! Dhe Gjermania shpërdoroi shumë!

Mbrëmja u mbyll me fitoren e Spanjës dhe Belgjikës , ndeshje të vlefshme për grupin E dhe F.

Dita e sotme rezervon të tjera përballje te grupit H dhe G , ku pritet debutimi i Portugalisë se Cr7 dhe përballja e Brazilit me Serbinë. Te dyja ekipe favorite për kupën e botes, ku ashtu si për Messin, edhe CR7 mund ta këtë “last dance” pjesëmarrjen këtë botëror./Xhoana Haxhija/dritare.net