Na ndiqni edhe në

Sport

Botërori/ SHBA gjunjëzon Iranin, por goli u kushton shtrenjtë!

Botërori/ SHBA gjunjëzon Iranin, por goli u kushton shtrenjtë!

Puna për ekipin e futbollit të Shteteve të Bashkuara ishte e thjeshtë: Fito.

Aksionet, skena dhe politika i bënë gjërat më të vështira për të hyrë në lojën e tyre kundër Iranit të martën mbrëma në Kupën e Botës, megjithatë SHBA triumfoi.

Çmimi i fitores ishte i lartë: Christian Pulisic, ndoshta ylli më i ndritshëm i amerikanëve dhe shënuesi i golit të tij të vetëm në fitoren 1-0, u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë me një dëmtim të pësuar kur u përplas me protierin iranian kur shënoi edhe golin e tij.

SHBA dhe republika islamike kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike që nga viti 1980 pas Revolucionit Islamik dhe aktualisht situata mes tyre është e tensionuar. Kur ekipet u përballën me njëri-tjetrin në Botërorin e vitit 1998, ndeshja që u fitua nga Irani, u konsiderua si nga më të ngarkuarat politikisht në historinë e Kupave të Botës./M.K/dritare.net