
Euro 2020/ Situatë kaotike para stadiumit në Londër, tifozët përplasen me policinë!
E Diel 11 Korrik 2021, 20:08
Dritare.net

Pak para fillimit të ndeshjes, është bërë kaotike situata në Londër. Tifozët kanë nisur të përleshen me policinë teksa tentojnë të hyjnë në stadium.
Situata është krijuar para stadiumit të Wembley në Londër, ku nis finalja e madhe Itali-Angli. Një numër i madh tifozësh kanë vërshuar drejt dyerve të stadiumit pa bileta dhe kjo ka bërë që policia të ndërhyjë, çka ka sjellë kaos dhe përplasje mes të dyjave palëve./M.M-dritare.net

















