Fotot/ Momenti kur sulmohet me thikë babai i Lamine Yamal
Dritare.net
Lajmi që ka bërë bujë në botë është plagosja e babait të ylli të futbollit Lamine Yamal. Po poshtë ne ju kemi sjellë momentin kur babai i yllit të Barcelonës u filmua duke debatuar në rrugë vetëm disa orë para se të plagosje me thikë në një park. Mounir Nasraoui, 35 vjeç, u dërgua në spital në një gjendje të rëndë të mërkurën. Tre persona janë arrestuar tani për tentativë vrasje, raportoi El Mundo. Pamjet tregojnë për një grindje me vendasit në orën 15:45, vetëm disa orë para goditjes me thikë në lagjen e Barcelonës, në të cilën u rrit Yamal, 17 vjeç.
Sherri filloi pasi një grup burrash pa këmishë bërtitën dhe hodhën ujë mbi Nasraoui nga një ballkoni ndërsa ai po ecte me qenin e tij në Mataró, raportoi Relevo. Sipas fotove Nasraoui, i veshur me një fanellë futbolli të Barcelonës me emrin e djalit të tij në shpinë, shfaqet duke debatuar me një grup që qëndronte në një derë.
Ai u godit disa herë me thikë pas shpine në një park makinash aty pranë rreth orës 21:00 dhe më pas u dërgua në spitalin Can Ruti. Gazeta Mundo Deportivo raportoi se Nasraoui u sulmua në befasi dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej./K.C/dritare.net