![Trump është i dënuar. Si ka mundësi që votoi në](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a9176483b4.webp)
Historike/ Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet për herë të parë në Tiranë
Dritare.net
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen në Pragë ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin europian.
Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë, nën organizimin e Federatës së Futbollit. Ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator 2025 dhe përbën një moment historik për futbollin shqiptar dhe vetë vendin tonë.
Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës. Ky zhvillim historik është një dëshmi e rritjes së ndikimit të Shqipërisë në futbollin europian.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u morën edhe këto vendime të tjera:
– U aprovua strategjia e re e UEFA-s për futbollin e vajzave 2024-2030.
– U përcaktua fondi i solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/2027
– Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimi përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025.
– Vendi pritës për Kampionatin Europian të UEFA U-19 Futsal 2025 u caktua Kishinjev, Moldavi.
– Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024./K.C/dritare.net
![Trump është i dënuar. Si ka mundësi që votoi në](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a9176483b4.webp)
![Kamala Harris vizitë të papritur në selinë e](/images/1.jpg)
![Kërcënime me bombë në SHBA, disa të arrestuar për](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a847954062.jpg)
![Linda e projekteve dhe çunat e gjobave!](/images/1.jpg)
![Kur dhe si do të numërohen votat në zgjedhjet amerikane?!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a7693b255f.webp)
![Netanyahu shkarkon ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a6bcac2144.webp)
![Duket një dekadë më e re! Lucy Liu mahnit fansat me pamjen e saj!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a5b1452f0c.webp)
![Foto/ Votojnë Donald dhe Melanie Trump!](/images/1.jpg)
![Emergjencat civile, certifikohen 30 ekspertët shqiptarë nga Mbrojtja](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a517f73da3.jpg)
![Kamala Harris apo Donald Trump? Kush fiton sipas tregjeve të basteve!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a4ba483676.webp)
![Kamala Harris: Ju lutem dilni të votoni, jepini fuqi zërit tuaj!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a409973db1.jpg)
![Si të ndaheni sa më pozitivisht sipas shenjës astrologjike!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a3ad9d56ce.jpg)
![Shpërthimi më i madh i pneumonisë mikoplazmatike, në 20](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a394d0423d.webp)
![Ndarja e bujshme mes tyre, Ben Affleck flet për Jennifer Lopez!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a147b678b6.jpeg)
![Noizy vetëdorëzohet në polici!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a0417bd89d.jpeg)
![Jonida Vokshi rikthehet në ekran: Çdo dalje time do ia dedikoj](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-672a0236510ed.jpeg)
![Tirana shkarkon Bledi Shkëmbin nga stoli bardheblu!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6729feee0b874.jpg)
![Prokurorja belge takohet në SPAK me Altin Dumanin!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6729faf6a412e.jpg)