Na ndiqni edhe në

Sport

Interi dhe Kristjan Asllani bashkë deri në vitin 2028

Interi dhe Kristjan Asllani bashkë deri në vitin 2028

Kristjan Asllani do të vazhdojë të jetë një futbollist i Interit, deri në vitin 2028. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi zikaltër, që njofton se mesfushori i Kombëtares do të mbajë veshur fanellën e 20-herë kampionëve të Italisë dhe për 4 vite të tjera.

Asllani ka zgjedhur që të qëndrojë dhe të luftojë deri në fund te kampi i Interit. Kjo gjë është vënë re nga trajneri Simone Inzaghi, i cili i ka dhënë shpeshherë minuta, teksa në takimin e fundit përballë Monzës, 22-vjeçari ishte titullar./K.C/dritare.net