
Jasir Asani ndërron fanellën me rivalin pas humbjes ndaj Ukrainës!
E Mërkurë 20 Nëntor 2024, 10:10
Dritare.net
Kuqezinjtë humbën 1 me 2 kundër Ukrainës. Vetëm pjesën e parë qëndroi në fushë sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani që më pas u zëvendësua nga Bajrami.
Në përfundim të ndeshjes, Asani shpërndau një foto në rrjetet sociale ku tregonte se kishte ndërruar fanellën me Mykolenkon. Ky i fundit po ashtu luajti titullar tek Ukraina. Madje ishte dhe rival, pasi luajti në krahun e majtë të mbrojtjes.

















