Kombëtarja pa kapitenin në ndeshjet e Ligës së Kombeve! Bashkohen tre futbollistët e fundit
E Martë 3 Shtator 2024, 18:06
Dritare.net
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka vijuar këtë të martë me ditën e dytë të përgatitjeve për Ligën e Kombeve. Në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë, me ekipin janë bashkuar edhe Uzuni, Mihaj, Mitaj dhe Ardian Ismajli, me këtë të fundit që zëvendëson Berat Gjimshitin e dëmtuar. Pjesë e përgatitjeve të kuqezinjve janë disa emra nga U-21, mes tyre edhe Feta Fetai, mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit.
Trajneri Sylvinho si fillim ka lënë të lirë ekipin me ushtime fizike, ndërsa më pas grupi është ndarë në disa pjesë në lojën me topin. Stërvitja e dytë ka qenë e hapur për mediet vetëm 15 minutat e para, me brazilianin që kërkon një performancë të mirë në Ligën e Kombeve./K.C/dritare.net