Kosova siguron medaljen e dytë/ Nora Gjakova në finalen e Lojërave Olimpike!
E Hënë 26 Korrik 2021, 11:11
Dritare.net
Nora Gjakova i sjell Kosovës medaljen e dytë olimpike nga Lojërat Olimpike Tokio 2020. Xhudistja shqiptare u kualifikua në finalen e madhe. Tashmë në finale ajo do të luftojë mes Xhesika Klimkait ose Sara Leon Sisike. Medaljen e parë Kosova e siguroi nga xhudistja Distria Krasniqi.
Ndërsa Akil Gjakova, pavarësisht performancës së lartë, u mund nga Rustam Orujov i Azerbajxhanit./L.F-dritare.net