Kosova siguron medaljen e parë të artë në Tokio 2020
E Shtunë 24 Korrik 2021, 12:12
Dritare.net
Kosova ka siguruar medaljen e parë Olimpike në lojrat që po zhvillohen në Japoni falë xhudistes Distria Krasniqi.
Kjo e fundit ka siguruar finalen e madhe në kategorinë 48 kilogramë ku do të ndeshet në orën 11:25 kundër japonezes Funa Tonaki. Xhudistja jonë mundi Urantsetseg Munkhat të Mongolisë, për të kaluar në finalen e madhe./M.T/dritare.net