

Pritjes i vjen fundit. Kombëtarja shqiptare prej ditësh ka zhvilluar stërvitje intensive, ku ditën e sotme do të luajë ndaj Ukrainës.
Në Epet Arena të Pragës do të përballen mes tyre dy ekipet, ku ndeshja do të startojë në orën 20:45. Një duel mjaft i rëndësishëm dhe pritet të jetë spektakolarë, ndërsa është i vlefshëm për ndeshjen e parë të Nations League. Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren në transfertë për të nisur me këmbën e mbarë këtë rrugëtim.
Në këtë transfertë nuk pritet të mungojnë as tifozët shqiptarë, të cilët priten të jenë në një numër të konsiderueshëm./ dritare.net

















