Na ndiqni edhe në

Sport

Lara Colturi renditet e dyta në Kupën e Botës në ski

Lara Colturi renditet e dyta në Kupën e Botës në ski


Lara Colturi, bëri një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Botës në ski alpine, duke dalë e dyta. Skiatorja kuqezi, realizoi dy zbritje të shkëlqyera në pistën e resortit turistik Kranjska Gora në Slloveni, duke lënë prapa thuajse të gjitha rivalet.

Në garën e Sllallomit gjigand, ajo dha kohën 1 minutë, 56 sekonda e 28 të qindat duke u mundur vetëm nga skiatorja suedeze, Sara Hektor.


Kjo është hera e dytë që Colturi del e dyta në garat e Kupës së Botës për këtë vit, ndërsa këtë të diel pritet të marrë pjesë në garën e sllallomit po në Slloveni.

Objektivi i saj është të hyrë në 10 më të mirat në renditjen e Kupës së Botës./K.C/dritare.net