Na ndiqni edhe në

Sport

Largohet një tjetër futbollist i Kombëtares pas Euro2024!

Largohet një tjetër futbollist i Kombëtares pas Euro2024!

Klaus Gjasula ka vendosur të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar. Mesfushori shqiptar luajti ndeshjen e tij të fundit me Shqipërinë në Euro 2024 dhe ka vendosur ta mbyllë me Kombëtaren kuqezi.

"Të dashur miq, E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Europian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur në botë. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Euro 2024. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet.

Gjithsesi, jam menduar shumë kohët e fundit dhe me ftohtësi kam gjykuar e kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr", shkruan ai në rrjete sociale./ dritare.net