Mesfushori i Kombëtares i dyti në botë këtë sezon për asistet e dhëna!
Dritare.net
Lojtarët e Shqipërisë po shkëlqejnë jo vetëm në Kombëtare, por edhe në klubet e tyre respektive. Një rast që duhet përmendur është edhe ai i Qazim Laçit që ka dhënë shumë kontribut te Sparta e Pragës.
CIES (Observatori i Futbollit) ka publikuar një statistikë të fundit sa i përket produktivitetit në asist e dhëna deri tani, në të gjitha kampionatet në botë. Atje shihet se Qazim Laçi mban vendin e dytë në botë, me 1.13 asiste të dhëna në 90 minuta.
Vendi i parë i takon Almoez Ali të Al Duhail me 1.33 asiste, ndërsa në vendin e tretë, pas mesfushorit shqiptar, gjendet Alvaro Fernandes i Bragës. Qazim Laçi humbi dy ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren shqiptare si pasojë e një gjendje gripale, por pritet të rikthehet në tetor kundër Çekisë dhe Bullgarisë./dritare.net
Most assists per 90' (current season), at least 270' played in 7⃣0⃣ leagues ????
— CIES Football Obs (@CIES_Football) September 24, 2023
???? #AlmoezAli (#AlDuhail) 1.33
???? #QazimLaci (#SpartaPraha) 1.13
???? #AlvaroFernandes (#SCBraga) 1.00@CIES_Football analysis powered by @Wyscout ???? pic.twitter.com/BOMCAeBzMK