
Messi fiton kupën e Amerikës me ekipin e Argjentinës!
E Diel 11 Korrik 2021, 08:08
Dritare.net
Argjentina fitoi Kupën e Amerikës duke mposhtur Brazilin 1-0 në finale në Maracana, me një gol të Angel Di Maria në minutën e 22-të.
Kanë kaluar 15 vjet që kur Messi përfaqësoi për herë të parë Argjentinën në një turne të madh dhe pas katër Kupave të Botës, gjashtë herë pjesëmarrës në Copa America dhe 53 ndeshje, ai më në fund mori titullin kryesor ndërkombëtar që ai dhe vendi i tij ka dëshiruar.
Messi festoi i lumtur, ndërsa nga ana tjetër miku i tij pjesë e ekipit të Barcelonës, Neymar, u zhyt në lot në fishkëllimën e fundit.
Dyshja, të cilët luajtën së bashku në Nou Camp gjatë viteve 2013 dhe 2017 para transferimit të Brazilianit në Paris St-Germain, u përqafuan gjatë ndërsa prisnin ceremoninë e trofeve./L.F-dritare.net

















