Na ndiqni edhe në

Sport

Ndeshja e fundit kualifikuese, nis Shqipëri-Ishujt Faroe

Ndeshja e fundit kualifikuese, nis Shqipëri-Ishujt Faroe

Shqipëria po luan me Ishujt Faroe në “Air Albania”. Kuqezinjtë u nevojitet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grupin kualifikues, me biletën e Evropianit tashmë që është në kasafortë. Në portë luan Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti. Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Bare. Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Bajrami prapa shpinës së tij.

Shqipëria ka zhvilluar fushatë eliminatoresh fantastike, duke lënë mbrapa kombëtare të mëdha. Në 7 ndeshje, ekipi i Sylvinhos ka grumbulluar 14 pikë.

Formacioni: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Asllani, Bare, Asani, Uzuni, Bajrami, Daku/K.C/dritare.net