Ndryshon mbrojtja e Evropianit, Sylvinho me dy variante për Ligën e Kombeve
Dritare.net
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan më 7 dhe 10 shtator dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve. Kundër Ukrainës në Pragë dhe Gjeorgjisë në Tiranë, kuqezinjtë kërkojnë pikë në një event që u jep mundësinë për të qenë më pranë Kupës së Botës.
Trajneri Sylvinho do duhet të bëjë pa Brojën dhe Gjimshitin të dëmtuar, ndërsa qendra e mbrojtjes ndryshon nga ajo e Evropianit. Në prapavijë ka vend për Hysajn dhe Mitaj, teksa rikthehen titullarë Kumbulla dhe Ismajli.
Në variantin e parë me tre mesfushorë ka hapësirë për Asllanin, Ramadanin dhe Laçin, ndërsa sulmi për Asanin, Bajramin dhe Manajn. Varianti i dytë me skemën 4-2-3-1 sheh në mesin e fushës Asllanin dhe Ramadanin, ndërsa Bajrami, Asani dhe Hoxha në mbështetje të Manaj.
Formacioni i mundshëm:
Varianti 1: (4-3-3) Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Manaj
Varianti 2: (4-2-3-1) Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani; Bajrami, Asani, Hoxha; Manaj./K.C/dritare.net