
Nisin Lojërat Olimpike /Mes 11 mijë atletëve edhe Luiza Gega
Dritare.net
Lojërat Olimpike u hapën zyrtarisht sot. Ceremonia e inaugurimit të Tokyo 2020 filloi në stadiumin Olimpik. Edicioni i 32-të i Lojërave do të jetë pa prezencën e publikut. . Garat do të zhvillohen deri më 8 gusht dhe do të ketë 11 mijë atletë në garë, mes tyre edhe atletja shqiptare Luiza Gega. E ftuar në Java në Dritare TV, sportistja shqiptare tha se ka si synim të shkojë në finale.
Janë mbi 200 vende që marrin pjesë në Lojërat Olimpike, me 06 gara të planifikuara për 42 disiplina. Rusia është e përjashtuar nga lojërat nga komiteti olimpik ndërkombëtar për shkak të dopingut.
Në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike merr pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi. Nga Tokio ajo tha se fatmirësisht sporti triumfoi mbi pandeminë.
Në një kohë që Tokio është në një gjendje të jashtëzakonshme pas rritjes së infeksioneve nga Covid-19, Lojërat Olimpike kanë qenë nën kritika të mëdha nga publiku japonez, shumica e të cilëve kanë kërkuar që olimpiada të anulohet ose të shtyhet sërish.
Sa për atletët, edhe ata janë nën kufizime të rrepta. Ata duhet të mbajnë maskë në çdo kohë përveç atëherë kur hanë, pinë, stërviten, garojnë./L.F-dritare.net

















