Na ndiqni edhe në

Sport

Paris 2024/ Mundësi Islam Dudaev fiton pa u ndeshur

Paris 2024/ Mundësi Islam Dudaev fiton pa u ndeshur

Fati i ka buzëqeshur mundësit që përfaqëson Shqipërinë, Islam Dudaev, i cili në stilin e lirë në peshën 65 kilogramë do të ndeshet sot në drekë për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike.

Dudaev humbi ndeshjen çerekfinale përballë iranianit Amuzad. Por kalimi i këtij të fundit në finale i dha mundësinë sportisti kuqezi që të garonte përsëri për të pasur shansin e medaljes së bronztë. Megjithatë, sfida e tij ndaj amerikanit Retherford e planifikuar për sot paradite, nuk është zhvilluar.

Kundërshtari i tij është tërhequr nga garimi për shkak se nuk arriti peshën e kështu, Dudaev është kualifikuar direkt për në ndeshjen për medaljen e bronztë. Aty ai do të ketë përballë hungarezin Ismal Musukaev, i cili ka dalë i pesti në këtë peshë në Tokio 2020, ndërsa ishte kampion bote në vitin 2023./K.C/dritare.net